MENU
klinika

"Ne jemi të vendosur për…"

Si do veprojë opozita? Basha: S’ka zgjidhje nga jashtë!

17.09.2019 - 13:41

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas takimit të zhvilluar këtë paradite në qytetin e Shkodrës ka garantuar shqiptarët se opozita është e vendosur për zgjidhjen e krizës totale në të cilën ndodhet vendi.

Çdo kryetar bashkie në qarkun e Shkodrës ka lidhje kriminale ose rekorde kriminale, cdo kandidat i Ramës në 30 qershor është me rekorde dhe këtë e dinë gjithë malësorët, nuk ka lajm këtu. Ky nuk është përjashtim, nuk është vetëm Shkodra përjashtim, situata dominon në gjithë vendin, janë me dhjetëra kandidatë që janë me rekorde kriminale. Është përgjegjësitë jonë për ta nxjerrë vendi nga kjo krizë”- tha Basha.

Pyetur nga media se si do të zgjidhet kriza, Basha theksoi:

“Ne si opozitë, të bashkuar kemi përgjegjësinë për ti dhënë shqiptarëve zgjidhjet që meritojnë dhe duhet për ta nxjerrë vendin nga kriza, kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza zgjidhet duke e ndarë këtë, ndarje pa proces zgjedhor nuk ka, proces pa transformim të thellë politik nuk mund të ketë. Betejë deri në fund, për të çliruar vendin nga politika e lidhur me krimin. Jemi të vendosur ti japim zgjidhjen shqiptarëve dhe me platformën që do të paraqesim para qytetarëve në dialog me ta, bashkë me zgjidhjet që do të parashtrojmë do të sigurohemi që rruga e zgjidhjes së krizës të jetë sa më e shkurtër, ka një zgjim të madh brenda e jashtë vendit. Triumfi i të mirës mbi të keqen nuk do të vonojë, Shkodra ka qenë e mbetet simbol i pathyeshmërisë para të keqes, triumfit të vlerave mbi antivlerat”- tha ai.

Pyetur nëse do të ketë dialog me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, Basha tha se zgjidhja vjen vetëm nga shqiptarët.

“Nuk ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhjet vijnë nga brenda, nga jashtë do të kemi miq, por kriza nuk zgjidhet duke bërë viktimën, apo duke parë nga qielli, por duke u bashkuar, duke marrë fatin tonë në duar”.

Pyetur nëse do të ketë marrëveshje me PS, Basha deklaroi:

“Prioritet është t’i japim fund krizës politike, kapjes së institucioneve, sot vendi ka shpresë, pa protestat e opozitës vendi nuk do të kishte shpresë”.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve