MENU
klinika

Detaje

Tërmeti, qytetet që u tronditën më shumë nga lëkundjet

21.09.2019 - 18:27

Një tërmet i fuqishëm, shkundi vendin pasditen e sotme, ndërsa lëkundjet e forta sollën panik e frikë tek qytetarët. Epiqendra e tërmetit ishte në Durrës, me forcë 5.8 ballë dhe thellësi 10 kilometra.

Sikurse mund të shikohet nga foto dhe videot, dëmet materiale të shkaktuar janë të shumta.

Nga lëkundjet e forta, të cilat zgjatën për disa sekonda, u prekën shumë qytetet në vend, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulzqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fieri, ndërsa më të forta u ndjenë në Durrës, ku ishte epiqendra, Tiranë, Kavajë, e Elbasan. Në Durrës raportohet për disa banesa të dëmtuara, po ashtu dëme ka pasur edhe në fshatin Bradashesh në Elbasan.

Në kryeqytet, janë 26 persona të lënduar, të cilët po marrin ndihmë mjekësorë në Spitalin e Traumës.

Lëkundja e parë u pasua nga një lëkundje e dytë, ndërsa qytetarët dolën jashtë banesave të tyre.