MENU
klinika

Emri

Vrasja e ish-policit Malko, kush është personi i arrestuar?

16.09.2019 - 08:47

Nën dyshimet se ka pasur dijeni për vrasjen e Santjago Malkos dhe ka penguar zbardhjen e së vërtetës, Policia e Tiranës arrestoi dje shtetasin Blendi Teta.

Ky i fundit është shoqëruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Polici dhe më pas i është komunikuar arrestimi.

Burime thanë se i riu është kapur nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, megjithëse vetë i dyshuari ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me krimin.

Santjago Malko ishte një ish-polic i larguar rreth 3 vite më parë nga uniformat blu, në momentin që ndodhi vrasja po udhëtonte me makinën e tij “BMW”, kur i ka prerë rrugën një furgon i bardhë.

Dyshimet e para të hetuesve janë se 2 persona hapën zjarr ndaj tij, duke bërë që Malko të humbë drejtimin e makinës dhe të dalë nga rruga vetëm 500 metra më tutje.

Për më shumë se dy javë, Polica ende nuk ka identifikuar asnjë autor për vrasjen e Malkos.

Prokuroria e Tiranës është duke hetuar në disa drejtime për të zbardhur vrasjen e 26- vjeçarit, i cili rezulton i përfshirë me komponentë të botës së krimit. Rreth tri vite më parë, Malko ka qenë i përfshirë në një sherr që ka ndodhur në një pikë bastesh, sherr i cili është kaluar në sitë nga Prokuroria. Ndërkohë, pas përfundimit të këqyrjes së pamjeve filmike, kanë ardhur edhe arrestimet e para.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve