MENU
klinika

Zgjedhjet në Kosovë

5 ish-deputetët që mbetën jashtë listës së PDK

09.09.2019 - 08:36

Në një kohë që Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme në 6 tetor, partitë politike kanë publikuar listat e tyre.

Por mes këtyre listave shihet se jo të gjithë deputetët që kanë qenë janë nominuar. Kështu nga Partia Demokratike e Kosovës mungojnë 5 emra, të cilët janë zëvendësuar me kandidatë të rinj.

Në mesin e 110 kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë: Flora Brovina, Zenun Pajaziti, Sala Berisha-Shala, Nait Hasani dhe Abdyl Salihu.

Pas Adem Mikullovcit, Flora Brovina ka qenë deputetja më e vjetër e legjislaturës së kaluar. Sivjet ajo u përfshi në një skandal, pasi përdori disa fotografi të nxjerra nga faqet pornografike për të dëshmuar dhunimet e paramilitarëve serbë të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!