Kjo javë shënoi njëvjetorin e vrasjes brutale të gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll. Duhet të shikojmë pak pas në kohë për të studiuar pasojat për Arabinë Saudite dhe botën.
Ndërsa gazetarët përballen me rrezik në rritje në të gjithë botën në një klimë politike të polarizuar, vrasja Khashoggi mbetet përpjekja më e çmendur bashkëkohore për të heshtur një zë të spikatur kritik. Është gjithashtu një veprim kriminal që përfundoi me regjistrimet e inteligjencës turke, duke bërë që komuniteti i inteligjencës amerikane të përcaktojë se Princi Saudit Mohammed bin Salman (MbS) urdhëroi vrasjen.
Por, megjithatë, sauditët janë rikthyer në pozitë të mirë ndërkombëtare, dhe nuk u desh aq shumë kohë.
Marrëdhëniet e qeverisë së Arabisë Saudite dhe interesat e biznesit kanë mbetur kryesisht të paprekura gjatë vitit të kaluar, por reputacioni i vendit, ka marrë një goditje.
Por problemet aktuale të Arabisë Saudite nuk mund të zgjidhen me magji. Irani është në krye të listës, vendimi për të goditur objektet Saudite të prodhimit të naftës ka qenë masa më e ashpër që Teherani ka ndërmarrë që kur Presidenti Donald Trump u largua nga marrëveshja bërthamore e Iranit.
Me fjalë të tjera, ka shumë probleme në listë për mbretërinë. Me kalimin e kohës, vrasja Khashoggi “zbehet” gjithnjë e më shumë, si për Rijadin ashtu edhe për pjesën tjetër të botës.
Citimi që i thotë të gjitha:
Autorët e krimit “donin që ai të zhdukej, por imazhi i tij dhe zëri i tij po i ndjekin kudo.” tha Wadah Khanfar, ish drejtori i Al Jazeera. E vërtetë … Sauditëve thjesht nuk u intereson. Dhe as shumicës së qeverive dhe bizneseve që merren me Mbretërinë.