MENU

"Shpërblim" për heshtjen

Arabia Saudite shtëpi dhe para për fëmijët e Khashoggit

02.04.2019 - 07:55

Fëmijët e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi kanë marrë shtëpi multimilion dollarëshe dhe po paguhen mijëra dollarë në muaj nga autoritetet e mbretërisë, si kompensim për vrasjen e babait të tyre, sipas zyrtarëve të tanishëm dhe ish-zyrtarë sauditë, si dhe njerëzve të afërt me familjen.

Dy djemtë dhe dy vajzat e Khashoggi marrin gjithashtu pagesa shumë më të mëdha, ndoshta dhjetëra miliona dollarë, si pjesë e negociatave për “paratë e gjakut” që priten të ndodhin kur gjyqet e vrasësve të akuzuar Khashoggi të përfundojnë në muajt e ardhshëm.

Pagesat më parë pazbuluara janë pjesë e një përpjekje nga ana e Arabisë Saudite për të arritur një marrëveshje afatgjatë me anëtarët e familjes Khashoggi, që synon që ata të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje në deklaratat e tyre publike, në lidhje me vrasjen e babait të tyre në Stamboll gjashtë muaj më parë, thanë zyrtarët.

Dorëzimi i shtëpive dhe pagesat mujore të 10.000 $ ose më shumë për secilin fëmijë janë aprovuar vitin e kaluar nga Mbreti Salman duke qenë se vrasja është kosnideruar “një padrejtësi e madhe”.

“Një mbështetje e tillë është pjesë e zakonit dhe kulturës sonë”, tha një zyrtar saudit. “Nuk është e lidhur me asgjë tjetër.”

Fëmijëve të Khashoggi-it iu dhanë shtëpi në Jiddah me vlerë sa më shumë se 4 milionë dollarë secila. Pronat janë pjesë e një kompleksi të përbashkët në të cilin Salah Khashoggi, djali i madh, ka pjesën kryesore.

Salah është i vetmi që ka ndërmend të vazhdojë të jetojë në Arabinë Saudite. Të tjerët banojnë në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të shesin pronat e tyre të reja saudite. Salah nuk pranoi të komentojë mbi çështjen kur u telefonua të hënën.

Në tetor, qeveria saudite publikoi fotot e Salah ku takonte Muhamedin, për të treguar ngushëllimet e Princit, por është parë gjerësisht si një tregues i presionit që familja mbretërore ushtron mbi fëmijët e Jamal Khashoggit.

Djali i dytë, Abdullah, nuk pranoi të komentonte gjithashtu. As William Taylor, një avokat që ka përfaqësuar familjen, gjithashtu refuzoi të diskutojë mbi çdo kompensim që ka marrë familja.

Khashoggi, kontribues i Uashington Postit dhe një kritik i ashpër i Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman,Khashoggi, kritik i qeverisë saudite u  vra brenda Konsullatës saudite në Stamboll më 2 tetor.