Janë zbuluar fjalët e fundit të gazetarit arab Jamal Khashoggi, i cili u vra brenda Ambasadës së Arabisë Saudite në Turqi në 2 tetor të vitit të kaluar.
E përditshmja turke ‘’Daily Sabah’’ përmend fjalët e 59-vjeçarit, i cili u vra në mënyrë makabre nga një skuadër vrasësish prej 15 vetash. ‘’Jam me azmë, mos e bëni! Do të më mbysni’’, flet për herë të fundit para se të ekzekutohet Khashoggi.
Ai kishte mbërritur në Ambasadën e Arabisë Saudite për të marrë disa dokumenta për dasmën e tij, por aty është takuar me numrin 2 të skuadrës së vrasësve Maher Abdulaziz Mutreb, i cili i kërkoi me forcë që të shkonte bashkë me të drejt Arabisë Saudite, pasi kërkohej nga Interpoli. Khashoggi refuzoi kategorikisht urdhrin e Mutrebit duke i dhënë se ndaj nuk është ngritur asnëj çështje ligjore dhe se po e priste jashtë e fejuara e tij Hatice Cengiz.
Më pas, ai është rrëmbyer me forcë nga 15 veta dhe është rrahur barbarisht derisa ka vdekur. Autoritetet turke zbuluan muaj më vonë se trupi i 59-vjeçarit u copëtua dhe u nda në 5 valixhe. Fillimisht, Arabia Saudite pretendoi se Khashoggi nuk është vrarë brenda mureve të Ambasadës, por kur u konfirmua vdekja e tij nga autoritetet shtetërore turke, këmbëngulën se ai mbeti i vdekur gjatë një sherri me grushte.
Kush ishte Jamal Khashoggi?
Khashoggi, ishte një gazetar i shquar i cili kritikonte shpesh qeverinë saudite dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, duke shkruar opinione në The Washington Post.
Khashoggi kishte një karrierë të gjatë dhe të komplikuar.
Nga intervistat me Osama bin Ladenin në vitet 80’ta ai u bë një nga top gazetarët e vendit të tij duke jetuar në eksil.Khashoggi ishte një nga zyrtarët e lartë të qeverisë saudite dhe punoi për top mediat e vendit. Për shumë kohë ai ishte parë si i afërt me elitën atje.
Por vitin e kaluar, Khashoggi nisi të kritikonte taktikat qeveritare të princit Mohammed.
Familja mbretërore saudite ia kishte ndaluar atij shkrimin pasi ai kishte kritikuar presidentin Donald Trump duke e detyruar Khashoggin të linte vendin për SHBA’të në verën e vitit 2017.
Në muajt e fundit, Khashoggi raportohet tu ketë thënë kolegëve se kishte frikë për jetën e tij. Pasi u largua nga Arabia Saudite ai jetoi duke lëvizur në mes të Londrës, Stambollit dhe Virxhinias.
The Post të mërkurën publikoi një artikull të Khashoggi shkruar pak para zhdukjes së tij. Në të, Khashoggi bënte thirrje për liri të shprehjes në botën arabe.
1 vit pas vrasjes
Përkundër informacioneve që kanë dalë se si u vra ai, ende nuk ka të dhëna zyrtare se ku ndodhet trupi i kolumnistit të Washington Post-it, ndërsa vrasja e tij vazhdon të mbetet një temë e rëndësishme në nivel global.
Duke mohuar çdo përfshirje dhe njohuri për vrasjen, Arabia Saudite u detyrua përfundimisht të pranonte përfshirjen në vrasje, për shkak të përpjekjeve të presidentit Turk Recep Tayyip Erdoğan, presionit ndërkombëtar të arritur përmes një diplomacie efektive dhe prezantimit të provave nga hetimet e përpikta të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit.
Pasi refuzoi ekstradimin në Turqi të të dyshuarve të përfshirë në vrasjen e Khashoggit, Arabia Saudite arrestoi 11 të dyshuar dhe kërkoi dënimin me vdekje për 5 prej tyre.
Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit menjëherë nisi hetime lidhur me pretendimet për arrestimin e Khashoggit, ndërsa Konsullata Saudite në Stamboll mohoi pretendimet duke thënë se Khashoggi ishte larguar nga ndërtesa para zhdukjes së tij evidente.
“Si president, unë e kam ndjekur rastin dhe do të informojmë botën se si do të zgjidhet kjo çështje”, pati deklaruar Erdoğan në fjalimin e parë pas vrasjes.
Erdoğan telefonoi presidentin e SHBA-së Donald Trump, mbretin saudit, Salman bin Abdulaziz Al-Saud dhe princin e kurorës Mohammad Bin Salman lidhur me vrasjen dhe gjithashtu realizoi kontakte të shpeshta me liderët botërorë, për të shtyrë Arabinë Saudite që përfundimisht të pranojë vrasjen.
Ai gjithashtu telefoni familjen e Khashoggit për t’iu shprehur ngushëllime. Vrasja tërhoqi vëmendje ndërkombëtare, përfshirë reagimet e OKB-së, Bashkimit Evropian, Kandasë, Rusisë dhe Iranit.
Trump tha se mbulimi i vrasjes ishte “një nga mbulimet më të këqija në historinë e fshehjes së fakteve” dhe kushdo që ishte ideatori “ai është në telashe të madhe”.
Prokurori i Përgjithshëm saudit Saud al-Mujeb u takua me Kryeprokurorin Publik të Stambollit Irfan Fidan rreth vrasjes. U formua një grup i përbashkët pune turko-saudit dhe hetuesit kryen ekspertizë në ndërtesën e konsullatës. Poashtu u përdorën edhe kamerat robot për të inspektuar rrjetin e ujërave të zeza në përpjekje për të gjetur mbetjet e trupit të Khashoggit.
Përmes një deklarate, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit raportoi se Khashoggi ishte mbytur dhe trupi i tij ishte copëtuar.
Administrata e Arabisë Saudite më vonë pranoi se Khashoggi ishte vrarë në një “përleshje” në konsullatë, me ç’rast u arrestuan 18 sauditë. Në një deklaratë nga oborri mbretëror të njëjtën natë, zëvendësdrejtori i inteligjencës Ahmed al-Assiri u shkarkua ndërsa 3 oficerë të lartë të inteligjencës u pushuan nga puna.
Princi saudit i kurorës mori “përgjegjësinë e plotë” për vrasjen, duke e përshkurar si “krim të shëmtuar”, por mohoi të ketë dhënë urdhër për vrasjen.
Për të kryer hetimet ndërkombëtare rreth çështejs, në Stamboll nga data 28 janar deri më 3 shkurt qëndruan raportuesja speciale e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore, Agnes Callamard, avokatja britanike baronesha Helena Kennedy dhe patologia dhe profesoresha e forenzikës në Univeristetin Coimbra të Portugalisë, Duarte Nuno Vieira, për të mbledhur informacione rreth vrasjes.
Raporti i Callamard gjeti se “Khashoggi ishte viktimë e një ekzekutimi të qëllimshëm, të paramenduar, vrasje jashtëgjyqësore, për çka, sipas ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përgjegjës është shteti i Arabisë Saudite”. Raporti nënvizon se Arabia Saudite duhet t’i kërkojë falje Qeverisë Turke për abuzim të privilegjeve diplomatike, duke sugjeruar se përgjegjës ishte shteti saudit.
Poashtu raporti tërhoqi vëmendjet lidhur me rrethanat në të cilat u vra Khashoggi, duke theksuar për mundësinë e “aktit të torturës” sipas Konventës së OKB-së kundër torturës, të cilën Arabia Saudite e ratifikoi në vitin 1997, duke shtuar se vrasja e tij gjithashtu mund të përbëjë zhdukje me forcë, pasiqë vendodhja e eshtrave të tij ende nuk është gjetur. Më tej raporti sugjeron se Zyra Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) duhet të nisë hetime, e cila ka prova të besueshme për hetimin e autoriteteve të niveleve të larta saudite, përfshirë edhe princin saudit të kurorës.
Gjithashtu u raportua se Callamard dhe ekipi i saj kishin qasje në “regjistrimet zanore ngjethëse dhe të frikshme të marra nga shërbimi turk i inteligjencës”.
Anadolu Agency publikoi një libër rreth incidentit të titulluar “Vrasja e Jamal Khashoggit”, e cila përshkruan në detaje vrasjen e gazetarit saudit. Libri gjithashtu prezanton të gjitha ngjarjet e zhvilluara gjatë dhe pas incidentit për lexuesit përmes lajmeve, fotografive dhe videove të saj.