MENU
klinika

Editorial i New York Times

Amerika, është ende më ‘e forta’, por jo më e respektuara…

25.10.2019 - 17:21

Në njoftimin e një armëpushimi “të përhershëm” përgjatë kufirit turko-sirian të mërkurën, Presidenti Trump deklaroi se “ky ishte një rezultat i arritur nga Shtetet e Bashkuara dhe askush tjetër.”

Presidenti, i paaftë për ironi, ishte ndoshta duke mos iu referuar vendimit të tij të papritur më 6 tetor për ti ngulur kurdëve sirianë thikën pas shpine, duke i dhënë Turqisë një dritë jeshile për t’i sulmuar ata. Përkundrazi, ai po i jepte merita vetes dhe dhe sekretarit të shtetit, i cili negocioi një armëpushim të pjesshëm një javë pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë dërgoi trupa përtej kufirit sirian për të dëbuar forcat kurde që ai i konsideron një kërcënim.

Trump, pretendoi se i kishte dhënë Turqisë dhe Kurdëve një “shërbim të shkëlqyeshëm” duke krijuar një zonë të sigurt me gjatësi 20 milje midis tyre, “një zonë të sigurt”.

Në fakt, Trump u gëzua shumë që po i jepte fund një beteje brutale, por kjo dëmtoi besueshmërinë amerikane dhe ishte një fitore e madhe për Presidentët Vladimir Putin të Rusisë dhe Bashar al-Asad, “kasapi” i Sirisë.

Erdogan ra dakord për armëpushimin vetëm pasi ai arriti në mënyrë efektive gjithçka që dëshironte.

Dhe vetëm një ditë para se Trump të hiqte sanksionet ndaj Turqisë, Erdogan kishte kaluar disa orë në Soçi, Rusi, me Putin, ku mori urdhrat e tij marshuese nga lideri rus. Turqia dhe Rusia tani do të patrullojnë së bashku zonën kufitare.

Trump nuk u shfaq i shqetësuar që Turqia, një aleat i NATO-s, po kërkonte të blinte armë më të mira nga një “armik”.

“Vendet e tjera kanë ecur përpara. Ata duan të ndihmojnë, dhe ne mendojmë se kjo është e shkëlqyer, “tha Trump, duke sqaruar se ai nuk kishte për qëllim aleatët evropianë, por forcat ruse.

Megjithatë, prapëseprapë tronditemi, kur mendojmë se Trump nuk mendohet aspak nëse mund të ketë një mënyrë më të mirë për të kryer politikën e jashtme të kombit më të fuqishëm në botë, dhe dikur më i respektuari në botë.

Në formësimin e pikëpamjes së tij për Ukrainën,  Trump me sa duket u kushtoi më shumë vëmendje autoriteteve autokokratike si Putin dhe Kryeministrit Viktor Orban të Hungarisë sesa ndonjërit prej këshilltarëve të tij.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al