MENU
klinika

Europa League

Arsenal fiton në limit, përmbyset Lazio

24.10.2019 - 23:15

Arsenali ka vuajtur jashtëzakonisht shumë në përballjen shtëpiake ndaj Guimaraesh.

Ekipi portugez befasoi dukei shënuar prej minutës së nëntë falë Eduards. Megjithatë, topçinjtë e rikuperuan disavantazhin në minutën e 32 me Martinelin.

Sakaq, Guimaraesh befasoi sërish në pjesën e parë, teksa pesë minuta më pas fitoi sërish avantazhin. Gjatë pjesës së dytë, anglezët u përpoqën dhe nuk u dorëzuan deri në fund.

Pikërisht, në minutën e 80 sulmuesi Pepe rivendosi ekuilibrat. Ndërsa, në fund sërish Pepe, i cili veshi kostumin e superheroit duke i dhuruar triumfin të tijve.

Një transfertë e dhimbshme për Lacion ka rezultuar ajo në Skoci ndaj Sëlltikut. Bardhkalëtrit e nisën mirë takimin, teksa kaluan në avantazh me Lazarrin.

Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit përmbysën duke e kthyer në festë ndeshjen në shtëpi. Fillimisht, me Kristi në minutën e 67, ndërsa më pas, një minutë para fundit të ndeshjes, Julien realizoi golin e përmbysjes së madhe.  Suksese në këtë mbrëmje kanë arritur Sevilja, Frankfurti, Sportingu apo edhe Bazeli me Xhakën në fushë.

Rezultatet:

21:00 Arsenal  –  Guimares 3-2

32′ Martineli, 80′ Pepe, 90+3′ Pepe /9′ Eduards, 37′ Duarte

21:00 Sëlltik  –  Lacio 2-1
67′ Kristi, 89′ Julien /40′ Lazari

21:00 Dinamo Kiev  –  Kopenhagen 1-1
53′ Shabanov /2′ Sotiriu

21:00 Frankfurt  –  St. Liezh 2-1
28′ Abraham, 73′ Hintereger/ 82′ Amallah

21:00 Getafe  –  Bazel 0-1
18′ Frei

21:00 Malmo  –  Lugano 2-1
12′ pen. Berget, 33′ Molins/ 50′ Gerndt

21:00 PSV  –  Linz 0-0

21:00 Rene  –  Kluzh 0-1
9′ Deak

21:00 Sevilja  –  Dudelanzh 3-0
48′ Vazkez, 76′ Vazkez, 78′ El Hadadi

21:00 Sporting  –  Rozenborg 1-0
70′ Bolasi

21:00 Trabzonspor – Krasnodar 0-2
49′ Berg, 90+2 Vilhenja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN