Artriti Reumatoid është një sëmundje inflamatore autoimune ku sistemi imun i organizmit lufton indet e veta dhe në rastin e artritit, kyçet dhe organet e tjera të trupit.
Nuk ka një shkaktar të identifikuar, por mendohet që personat të cilët kanë një predispozitë familjare, pra që kanë një familjar të rrethit të parë dhe të dytë që vuan nga kjo sëmundje, janë më të predispozuar për t’u prekur nga artriti.
Nga ana tjetër, edhe faktorë të tjerë të ambientit, konkretisht viruset, bakteret, myket, përdorimi i duhanit etj., ndikojnë duke i dhënë pikënisjen sëmundjes. Veç medikamenteve, rëndësi ka edhe regjimi ushqimor.
Dieta mesdhetare përmban në përbërjen e saj mishin e pulës, peshkut dhe e kufizon konsumin e mishit të kuq.
Dieta mesdhetare përmban shumë fruta dhe zarzavate të pasura me vitaminë, kripëra minerale dhe fibra; përmban drithëra të papërpunuara, të pasura me vitaminë, proteina bimore dhe fibra. Baza e indyrës së dietës mesdhetare është vaji i ullirit.
Shumëllojshmëria e ngjyrave në tavolinë do të thotë më shumë vitamina dhe antioksidantë që ndikojnë në uljen e inflamcionit dhe në përmirësimin e simptomave të të sëmurëve”, vihet në dukje nga dietologët.