MENU
klinika

Champions League

Barcelona përmbys Interin/ Goleadë e Liverpool

02.10.2019 - 23:13

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 takimet e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te supersfida mes Barcelonës dhe Interit e zhvilluar në “Camp Nou”. Katalanasit arritën të triumfonin me përmbysje përballë zikaltërve, falë dopietës të shënuar nga Suarez.

Skuadra e Kontes e mbylli pjesën e parë në avantazh, teksa Lautaro gjeti rrugën e rrjetës në mintuën e 3-të.

Në sfidat e tjera, kampionët e Liverpulit triumfuan përballë Salcburg me rezultatin 4-3, Çelsi mori një fitore tepër të rëndësishme në transfertë me rezultatin 1-2, ndërkohë që Ajaksi likuidoi Valencian, 0-3.

Ja të gjitha rezultatet dhe golat e sfidave të mbrëmjes:

BARCELONA-INTER 2-1
LIVERPUL-SALCBURG 4-3
LILË-ÇELSI  1-2
LAJPCIG-LION  0-2
VALENCIA-AJAKS 0-3
ZENIT-BENFIKA 3-1