MENU
klinika

“Koha të pranosh përgjegjësitë e tua"

Basha i përgjigjet Ramës: Europa të ka refuzuar!

21.10.2019 - 16:02

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur përmes dy postimeve në twitter, reagimeve të kryeministrit lidhur me “JO”-në e BE-së për celjen e negociatave.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.

Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar.

foto galeri

foto galeri

Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë.” shkruan Basha.