MENU
klinika

Marrëveshja për Brexit

Britania do të humbasë 90 miliardë dollarë për faj të Johnson

30.10.2019 - 18:44

Qendra e njohur britanike NIESR ka kritikuar marrëveshjen e kryeministrit Boris Johnson për Brexit, duke konkluduar se ekonomia e vendit do të jetë 3.5 për qind më e ulët në dekadën e ardhshme për shkak të daljes nga Bashkimi Evropian.

Një studim i Institutit Kombëtar për Kërkime Ekonomike dhe Sociale (NIESR) thotë se marrëveshja do të jetë një goditje prej 90 miliardë dollar për Britaninë e Madhe.

Studiuesit thonë se perspektivat e vendit janë ‘eklipsimi’ i pasigurisë politike dhe ekonomike dhe thonë se ata nuk presin që “veprimtaria ekonomike do të nxitet nga miratimi i një propozimi të qeverisë për një marrëveshje të Brexit”.

Instituti vlerësoi se ekonomia britanike tani është 2.5 për qind më e ulët se sa do të ishte sikur vendi të mos kishte votuar në vitin 2016 për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Sipas rezultateve të hulumtimit nga instituti, Brexit pa marrëveshje do të kishte goditur edhe më tej ekonominë britanike, me një humbje të GDP-së prej 5.6 për qind.

Zëdhënësi i Demokratëve liberalë Tom Brake tha se shifrat “nuk janë befasuese”.

“Obsesioni me Brexit me çdo kusht e vë në rrezik përparimin tonë në të ardhmen. Është e paarsyeshme që çdo qeveri të miratojë vullnetarisht një politikë që do të ngadalësojë rritjen ekonomike në vitet në vijim, “tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”