Në Newquay, Cornwall, në skajin perëndimor të Britanisë, ku Oqeani Atlantik takohet me Gjirin e Fistralit, njerëzit janë aq të tronditur nga veprimet në Uashington ashtu siç janë nga ata në kryeqytetin e tyre.
Vendimi i Gjykatës së Lartë Britanike për të rrëzuar përpjekjen e kryeministrit Boris Johnson për ta pezulluar Parlamentin, duke e shpallur atë të paligjshëm, erdhi në të njëjtën ditë me vendimin e kryetares së Demokratëve Nancy Pelosi për të nisur një kërkesë zyrtare për shkarkimin e Presidentit Trump.
Për njerëzit në Cornwall, gjithçka duket pa kuptim.
Njerëzit aty më mirë do të diskutonin diçka tjetër përveç Brexit. Sidoqoftë, të gjithë ishin dakord se veprimet në Amerikë e bëjnë Brexit të duket ‘i zbutur’.
Ashtu si në SHBA, familjet janë të ndara për çështjen nëse Britania duhet të mbetet në Bashkimin Evropian.
Një shofer kamioni në të 50-tat e tij mendon se shumë prej vendimeve nga Brukseli janë qesharake,. Dhe pastaj ai përmendi që gruaja e tij, një mësuese, do që ata të qëndrojnë në BE.
Një kamerier me origjinë spanjolle 20-vjeçar që ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar mjaft kohë për të folur anglisht me theksin vendor mendon se Brexit nuk ka kuptim. Ai ka bërë kërkesë për qëndrim të përhershëm, ashtu si dhe babai i tij. Pjesa tjetër e familjes së tij jo.
Ndërsa afati i 31 tetorit për Brexit afër, dhe shenjat rrugore dhe njoftimet në radio paralajmërojnë se rregulloret dhe dokumentet e reja mund të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, Britania mund të kujdeset për një zgjedhje tjetër.
Përpjekja e Johnson për të pezulluar Parlamentin ka rrezikuar postin e tij. Nuk është për t’u habitur që tashmë ka thirrje të shumta për dorëheqjen e tij.
Brexit gjithashtu e ka përçarë partinë Laburiste të opozitës. Për më tepër, opozita preferon së pari të shtyjë afatin e Brexit deri në janar dhe vetëm atëherë të bëjë thirrje për zgjedhje të tjera.
Pra, Britania është një vend i hutuar, disi i pakënaqur, ashtu si demokracia e motrës më të madhe përtej Atlantikut. Nuk është çudi që njerëzit në vend preferojnë të shmangin diskutimin e Brexit nëse ata munden.
Dov S. Zakheim është një këshilltar i vjetër në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare dhe nënkryetar i bordit për Institutin e Kërkimit të Politikës së Jashtme. Ai ishte nënsekretar i Mbrojtjes (kontrollues) dhe zyrtari kryesor financiar për Departamentin e Mbrojtjes nga 2001 deri në 2004 dhe një zv/sekretar i mbrojtjes nga 1985 deri në 1987.