MENU
klinika

Editorial i New York Times

Demokracia e Ukrainës, e dështuar apo e suksesshme?

15.10.2019 - 18:56

Sigurisht, Ukraina ka probleme të shumëfishta, por sot ajo është një demokraci jashtëzakonisht e zhvilluar, multietnike në një rajon të mbushur me nacionalizëm agresiv.

“Ky është vendi i madh në Evropën Lindore i cili po përpiqet të luftojë me demonët e vjetër të së kaluarës dhe është pjesërisht i suksesshëm,” tha Nataliya Gumenyuk, president e Hromadske, një kanal televiziv jofitimprurës dhe organizatë multimediale. “Sot është ndoshta një demokraci më e mirë se Hungaria dhe Polonia përsa i përket përfaqësimit politik, lirive politike.”

Ukraina dikur kishte një histori të antisemitizmit; sot presidenti i saj i ri, Volodymyr Zelensky, është hebre. Siç theksoi Yaroslav Trofimov në Wall Street Journal, “Një nga vendimet e para të Zelenskyt ishte heqja e paradës së tankeve të Ditës së Pavarësisë në rrugën kryesore të Kievit, dhe në vend të kësaj u shfaqën muzikantë të rinj të vendit.”

Parlamenti i ri është plot me reformatorë të rinj. Brezi i ri i udhëheqësve të Ukrainës, ata që Trump i ka cilësuar si “njerëz të tmerrshëm”, kanë lëvizur në drejtim të kundërt.

“Ukraina, duke mos marrë parasysh atë që thotë Trump, është një rast i suksesshëm për Evropën Lindore,” tha Gumenyuk. “Nëse ky vend rrëshqet në kohërat e vjetra, ose shkon në drejtimin rus, rajoni humbet. “

Por, padyshim që Trump nuk ka interes të shohë demokracinë liberale të lulëzojë në Evropën Lindore apo kudo tjetër.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që integriteti ynë, imazhi ynë, lufta jonë për liri, lufta jonë për demokraci, të mbështetet vazhdimisht nga partnerët tanë,” tha Ivanna Klympush-Tsintsadze. “Dhe kjo është sfida kryesore tani.”

“Ndihma ushtarake e Trump u pa si simbolike,për t’i treguar Rusisë që SHBA është në anën tonë,” tha ajo. “Dhe tani është e qartë se Trump nuk është në anën e ukrainasve.”

“ËShtë e rëndësishme të kuptoni që kjo nuk ka të bëjë me Ukrainën, ka të bëjë me faktin nëse demokracia dhe sundimi i ligjit po përhapen në lindje,” tha Volodymyr Yermolenko, një analist që organizon një program rreth politikës botërore për Hromadske.

Nën udhëheqjen e Trump, Amerika është bashkuar me grupin e autokratëve. Në dallim nga hera e fundit që autoritarizmi dominonte nëpër Evropë, për demokratët në vendet në nevojë, është e vështirë të shohin ku i kanë aleatët.

Michelle Goldberg ka qenë një kolumniste e Opinion që nga viti 2017. Ajo është autorja e disa librave për politikën, fenë dhe të drejtat e grave, dhe ishte pjesë e një ekipi që fitoi një çmim Pulitzer për shërbimin publik në 2018 për raportimin mbi çështjet e ngacmimit seksual në vendin e punës.