MENU
klinika

"Meta bëri..."

Do e votojë shkarkimin e Metës? Përgjigjet Rudina Hajdari

01.10.2019 - 09:35

Deputetja e PD Rudina Hajdari e pyetur nëse do e votonte shkarkimin e Ilir Metës nga posti i i presidentit është përgjigjur prerazi.

“Raporti i Venecias nuk është detyrues”, tha Hajdari.

E ftuar në ‘Open’, Hajdari ka thënë se Komisioni i Venecias nuk ka tagër të thojë që Meta ka shkelur kushtetutën. Sipas deputetes, raportin është neutral, i drejtë dhe i qartë.

Në pikën 76 tregohet se kjo është rruga ligjore për të parë nësë ka shkelje, pra më vonë do jetë gjykata kushtetuese ajo që vendos.

Ne e pyetëm Venecian për të dhënë një mendim neutral, dhe Venecia nuk ka tagër të thojë që Meta ka shkelur kushtetutën , raporti ka marrë vlerë nga ato që ka thënë Meta se ai ishte i sigurt që nuk e kishte shkelur Kushtetutën. Po ta shohësh raportin është neutral, i drejtë, i qartë.

Nga pikëpamja logjike nëse thuhet se ka tejkalime dmth që ka shkelje, por sa e rëndë është e vendos gjykata kushtetuese.

E thashë: Arsyeja pse raporti marrë kaq vlerë: është sepse duhet të kishim një mendim neutral dhe sepse Meta bëri deklarata të forta politike“, tha Hajdari.