Përsëri, paqja e një komuniteti fetar të pafajshëm është shkatërruar nga një terrorist. Këtë herë, sulmi erdhi në Halle, Gjermani, në një sinagogë në ditën më të shenjtë të kalendarit hebre, Yom Kippur.
Autori i dyshuar, një burrë gjerman 27 vjeç, u arrestua, por jo para se të qëllonte për vdekje dy persona të pafajshëm. E gjithë kjo ndodhi ndërkohë që 80 njerëz, përfshirë 10 qytetarë amerikanë, ishin duke u lutur, ishte dera e mbyllur e sinagogës, të cilën terroristi nuk arriti ta hapte, pavarësisht se përdori eksplozivë. Ata që flasin për një mrekulli kanë një arsye të mirë.
Si çështje politike për Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha vendet e tjera të civilizuara, ajo që është e rëndësishme nuk është numri aktual i vdekjeve, por ai i synuar, dhe qëllimi.
Provat flasin për një lidhje, të paktën ideologjike, midis sulmuesit në Halle dhe të tjerëve si ai që më pare kanë kryer vrasje masive në një sinagogë në Pittsburgh, xhamitë në Zelandën e Re dhe një Walmart në El Paso. Sipas deklaratave që ai bëri para dhe gjatë veprave të tij, emigracioni dhe feminizmi po mposhtnin racën e bardhë, dhe “rrënja e të gjitha këtyre problemeve janë hebrenjtë.” “Nëse unë dështoj dhe vdes, por vras një hebre të vetëm, ia vlen”, shkruajti sulmuesi, raportuar kjo për herë të parë nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit dhe Dhunës Politike, një organizatë kërkimore në King’s College London.
Shkurt, demokracitë në botë tani përballen jo vetëm me lëvizjet politike populiste me demagogji racore dhe antigjene, si retorika e Presidentit Trump, apo e Trumpistëve të Gjermanisë, partia Alternativa për Gjermaninë.
Përtej sferës së politikës elektorale, ekziston një kërcënim ndërkombëtar, i nxitur së tepërmi nga interneti.
Vigjilenca në atë drejtim duhet të vazhdojë; por është koha për t’i kushtuar vëmendje armikut të brendshëm.
Politikanët e Gjermanisë, janë përgjigjur me denoncime unanime jo vetëm për krimin në Halle, por edhe për ideologjinë pas tij. Ajo që mbetet për ta, dhe për ne, është që të përputhen fjalët me veprat.