MENU
klinika

Pa treg prej kohësh

Fermerët korçarë hedhin qepët e kalbura

09.10.2019 - 18:25

Është tetor dhe kultivuesit e qepëve në fushën e Korçës, thonë se kanë hedhur dhjetëra kuintal në kanale. Fermerët thonë gjithashtu se prodhimi nisi të kalbej pasi e mblodhën nga ara. Për këtë gjendje ata fajësojnë farat, sipas tyre të skaduara. Ndaj kërkojnë më shumë kontrolle nga institucionet e bujqësisë.

Një fermer thotë, se kjo situatë nuk i ka ndodhur asnjëherë në 13 vite që ai kultivon qepë.

“Si këtë vit, nuk ka ndodhur asnjëherë. E ka fara brenda”

Fermerët thonë se këtë vit janë të humbur dhe do të duhet të marrin kredi për të paguar punëtorët, pasi shitjet nuk i mbulojnë shpenzimet.

“Kam hedhur 20 mln lekë, unë nuk marr dot lekët që të shlyej punëtorët. Tani do marr kredi në bankë që të paguaj punëtorët”

Mungesa e tregut për shitje, ndër vite i ka detyruar fermerët e Korçës të hedhin prodhimin bujqësor. Kjo ka bërë që disa prej tyre të heqin dorë nga toka.

“Që kur jam djegur nga kjo punë, i flaka dy vjet rresht nuk merrem më me këtë punë. Jam betuar dhe as për të ngrënë nuk kam mbjellë”

Më të njëjtën problematike në Korçë u përballën edhe fermerët që kultivuan patate, që u dëmtua nga krimbi i zi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fondet nga Programi i Bujqësisë

579 milionë lekë për fermerët, shpërndarja


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit