MENU
klinika

Formula 1

Hamilton triumfon edhe në Meksikë, por titulli…

28.10.2019 - 00:15

Nuk ka festë titulli, por kjo thjesht sa është shtyrë për në garën tjetër me shumë mundësi, pasi Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1.

Në vend të dytë është renditur Sebastian Vettel i Ferrarit, ndërsa në vend të tretë Valtteri Bottas i Mercedes. Charles LeClerc ka përfunduar në vend të katërt, ndërsa në të pestin ka qenë Perez i Red Bull dhe Verstappen në të gjashtin.

Ferrarri i Vettel ishte në krye në mesin e garës, por ai nuk arriti ta ruante vendin e parë deri në fund. Pas garës, kjo ishte deklarata e Hamilton: “Ishte një rezultat i pabesueshëm. Erdhëm këtu në disavantazh dhe ishte një garë e vështirë për ne, por ia dolëm.”

Piloti anglez nuk e ka siguruar akoma matematikisht titullin e gjashtë kampion dhe për këtë duhet të presë të paktën garën e ardhshme. Asgjë nuk mund ta ndalë pilotin anglez drejt suksesit të radhës.