MENU
klinika

Tulipanët nuk ndalen

Holanda 1 hap larg kualifikimit/ Rusia në Europian!

13.10.2019 - 22:24

Fitorja e 4-t radhazi për Holandën që tashmë është shumë pranë kualifikimit në Euro 2020.

Tulipanët u ngjitën përkohësisht në krye të grupit C falë suksesit 1-2 në Minsk ndaj Bjellorusisë, një fitore e merituar e Holandës që mund të kishte qenë edhe më e thellë. Heroi i portokallinjëve në këtë sfidë ishte Goergino Wijnaldum.

Mesfushori i Liverpoolit shënoi fillimisht me kokë dhe mas me predhë nga distanca duke e çuar Holandën në pushim në avantazhin e dy golave. Në pjesën e dytë bjellorusët u rikthyen në ndeshje me golin e Dragun në minutën e 54-t por vetëm kaq sepse Holanda e adiminstroi shumë mirë avantazhin duke krijuar dhe një mori me raste dhe nëse nuk do të ishte për portierin vendas, rezultati do të ishte më i thellë në favor të miqëve.

Rusia është zyrtarisht skuadra e tretë që siguron një biletë për në fazën finale të Euro 2020. Një fitore e thellë 0-5 në Nicosia ndaj Qipros i siguroi matematikisht vendin e 2-të në grupin I, Rusisë që ka ende shanse për të kapur vendin e parë. Denis Cheryshev ishte ai që hapi dhe mbylli serinë e golave ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Ozdoev, Dzyuba dhe Golovin. Po në këtë grup Skocia luajti tenis me San Marinon duke fituar me shifrat e thella 6-0.

U ngjit në vendin e dytë të grupit e ndërkohë Hungaria që me një gol të Korhut mposhti 1-0 Azerbajxhanin e vendit të fundit, dhe tashmë ka shanse serioze për t’u kualifikuar në Euro 2020.