MENU
klinika

Apple Watch Seria 5

Ju prezantojmë me mbretëreshën e orëve të mençura

24.10.2019 - 19:33

Kur Apple prezantoi orën e vet inteligjente në 2015, pritja qe e vakët dhe disa kritikë pretenduan se nuk do të kishte kurrë suksesin e iPod ose iPhone.

Por shitjet e Apple Watch eklipsuan shpejt çdo smartwatch tjetër dhe me rritjen e interesit për teknologjinë “ që mund të mbahet në trup”, këtë vit kjo ore pritet t`ia kalojë edhe shitjes të atyre zvicerane të marra së bashku.

Seria 5 e orave digjitale të Apple-it, edhe pse kushtojnë nga 399 £ dhe më lart, duket se do të vazhdojë dominimin e firmës në tregun e smartwatch-ëve, dhe këtë, e ka me meritë.

Ekranin e kanë OLED, me ikona që mund të hapin shumë shpejt një program, e ofrohen dhe funksione për çdo lloj sporti.

Funksioni ECG apo ai i matjes në kohë reale të parametrave të zemrës, në këtë seri vjen i përmirësuar.

Një element tjetër i rëndësishëm është autonomia e baterisë, e po ashtu, edhe fakti që ekrani qëndron i hapur gjithë kohën!