MENU
klinika

Protestë, shoqata dhe përkthyes të Agollit

“Kjo gërmadhë nuk mund të quhet muze”

15.10.2019 - 13:39

        Ditëlindja e poetit, u përkujtua dy ditë më parë. Agolli, si të gjithë shkrimtarët, ka veç ditëlindje dhe kjo ishte e 88-ta, për birin e Devollit. Nuk ka kaluar pa reagime kjo datë, nga miq e dashamirës. Shoqata “Devolli” dhe klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Miqtë e Dritëroit”, kanë protestuar para shtëpisë së shkrimtarit tonë të madh. Ata i bëjnë thirrje shtetit që të vërë dorë mbi shtëpinë ku lindi Agolli, për ta kthyer atë në shtëpi-muze./Konica.al

Protestuesit i kanë kujtuar qeverisë, të mbajë premtimin. Me këtë, ata kërkojnë të nisë kështu, ndërtimi i shtëpisë së shkrimtarit dhe poetit të njohur, Dritëro Agolli, duke shtuar se kjo gërmadhë nuk mund të quhet muze.

 

 

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, mes protestuesve vihen re edhe përkthyesit e veprave të Agollit, në Kinë.

“Është një turp i turpshëm për politiken shqiptare, që për një personalitet kaq të madh të letrave shqipe, ta lenë ne këtë fare feje këtë ndërtesë. Turp, turp i pafund”, – janë fjalët në mesazhin e tyre.

 

 

Agolli, poeti i tokës, popullit e dashurisë, në pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij, ka pasur burim frymëzimi pikërisht vendlindjen, fshatin Menkulas të Devollit.

Poeti dhe shkrimtari, ndërroi jetë në vitin 2017, duke lënë një pasuri të madhe letrare, në prozë dhe poezi, këto shumë të njohura për brezat.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit