MENU
klinika

Shqiptarët në Greqi

Kontesha suedeze do t’i blinte sa frëngu pulën fotografitë!

31.10.2019 - 13:29

      Publicisti Armand Plaka, ka publikuar në faqen e tij në Facebook, disa foto nga një koleksion i panjohur i konteshës suedeze Wilhelmina von Hallwyl.

     “Shqiptarët i kishin rënë në sy jo pak konteshës suedeze, Wilhelmina von Hallwyl (1844-1930), e cila si një koleksioniste e apasionuar nuk mund ta linte t’i shpëtonin nga duart edhe fotot e realizuara nga të tjerët, gjatë udhëtimeve që ajo ndërmori në rajonin tonë në periudhën 15 mars – 6 qershor 1896. Për to, ajo do të ishte e gatshme të paguante me çmime të kripura e t’i bënte pjesë të atij që sot në Stokholm, njihet si ‘Hallwyl Museum’.

 

 

Së bashku me të shoqin, kontin Walther von Hallwyl dhe mikeshën e tyre Ida Uhse, kontesha njohu Serbinë, Maqedoninë, Greqinë, Korfuzin, Italinë e Jugut e atë të Veriut (duke mos e shkelur tokën shqiptare) e vijuar më tej në alpet zvicerane, ndërsa shekulli XIX po perëndonte.

 

 

Diçiturat origjinale janë shënuar në frëngjisht, pasi në atë kohë ajo ishte ‘lingua Franca}, të cilën e njihnin padyshim edhe anëtarët e familjeve të mëdha fisnike suedeze dhe fotot apo kartolinat që mund të hasje nëpër tregje a koleksione private, gjithashtu mbartnin të gjitha një shënim në frëngjisht.

 

     

        Prej tyre përftohet lehtësisht ideja se, shqiptarët ishin në atë kohë një motiv i gjithëpranishëm në Greqi dhe prezenca e tyre si dhe veshja, shpesh mund të ngatërrohej me atë të grekëve, por origjina e tyre njihej dhe pohohej lirisht”, – shkruan Plaka.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brezi i fundit i femnave malësore shqiptare me "lulengjyra"

“..armët i kanë kelte, tatuazhin si ilirët e trakët”