MENU
klinika

I kërkoi favore seksuale studentes

Krimet e Rënda lënë në burg pedagogun Denis Himçi

12.10.2019 - 14:06

Pedagogu i Elbasanit, Denis Himçi është lënë në arrest me burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ai i kërkoi favore seksuale një studenteje në Elbasan në këmbim të notave. Rasti u denoncua me anë të një videoje në media, të cilën e kishte xhiruar vetë studentja ndërsa Denis Himçi u arrestua fill pas denoncimit. Ndërkohë Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” u distancua nga ngjarja duke e pezulluar nga detyra vëllanë e Blendi Himçit, sekretar i PD në Elbasan.

Në fillim çështja për Denis Himçin ishte tek Gjykata e Elbasanit, e cila fillimisht e la në arrest me burg por më pas shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Krimeve të Rënda.

Pedagogu Himçi akuzohet për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan