MENU
klinika

Deklarata shokuese e shefit ekzekutiv

Kujdes nga Netflix! Kompania “përgjon” përdoruesit

22.10.2019 - 18:37

Kompania Netflix ka deklaruar se monitoron çdo llogari të hapur dhe çdo person që ndan fjalëkalimin e tij me miqtë dhe të afërmit.

Shefi ekzekutiv i Netflix, Greg Peter deklaron se është duke punuar për të evidentuar rastet e abuzimit me llogaritë dhe shpërndarjen e e tyre. Aktualisht ajo kompania mundëson përdorimin e 1 llogarie nga 4 pajisje të ndryshme në të njëjtën kohë.

Por ky numër mund të rritet pasi ajo mund të përdoret nga një grup më i madh se 4 personash me kushtin e vetëm që mos të përdoret llogaria në të njëjtën kohë.

I pyetur në një intervistë se çfarë do të ndërmarrë kompania për këtë fakt, Peter përgjigjet se Netflix po i monitoron të gjithë përdoruesit dhe në momentin që do të evidentohet një shkelje, kompania do të bllokojë llogaritë.

Shpërndarja e fjalëkalimeve mes përdoruesve dhe personave të tjerë kushton shumë para në buxhetin e Netflix.

Në një konferecë mbi teknologjinë , CES 2019 në Las Vegas të mbajtur në janar është prezantuar një sistem i dizenjuar për të sinjalizuar shpërndarjen e llogarive mes përdoruesve.

Sistemi i lejon kompanisë për të analizuar se sa persona të ndryshëm përdorin accountin dhe në sa pajisje të ndryshme e futen.

Sipas një studimi, ky sistem do t’i shpëtojë kompanisë një vlerë prej 9.9 miliardë dollarësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata shokuese e shefit ekzekutiv

Kujdes nga Netflix! Kompania “përgjon” përdoruesit

Së shpejti “Rolling Thunder Revue”

“Netflix” një dedikim për Bob Dylan

Video/Për çfarë flet dokumentari?

“Homecoming” nga Beyonce së shpejti në Netflix


Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”