MENU
klinika

Basketbolli amerikan

Kush e fiton NBA? Parashikimi i trajnerëve…

18.10.2019 - 11:19

Na ndajnë edhe pak ditë nga sezoni i ri i NBA dhe në Amerikë e jo vetmë kanë nisur të bëjnë parashikimet se cila skuadër do të triumfojë.

Një javë para startit, 30 trajnerët e 30 skuadrave në NBA kanë bërë si zakonisht parashikimin e tyre në lidhje me sezonin e ri 2019-2020. Skuadra më e votuar si kampione e ardhshme në NBA është ajo e Clippers, që ka marrë 46% të votave.

OAKLAND, CA – JUNE 5: Golden State Warriors’ Stephen Curry (30) fights for a loose ball against Toronto Raptors’ Danny Green (14) in the fourth quarter of Game 3 of the NBA Finals at Oracle Arena in Oakland, Calif., on Wednesday, June 5, 2019. (Nhat V. Meyer/Bay Area News Group)

Në vendin e dytë renditet ekipi i Milwaukee me 36% dhe në të tretin skuadra e Lakers, me 11 %. Pra, në Lindje skuadra e Milëaukee Bucks shihet si favorite, ndërkohë që mes skuadrave kandidate në këtë Konferencë janë edhe Philadelphia e Boston.

Jashtë podiumit ekipi kampion i Toronto, ashtu sikurse edhe Brooklyn. Në Perëndim, pritet një sdë e fortë derbi mes Clippers dhe Lakers për titullin. Në parashimin e trajnerëve është edhe skuadra e Denver.

LeBron James Lakers NBA
LeBron James Lakers NBA

Pas kësaj treshe renditen Houston e Golden State, që nuk konsiderohen si favorite. Për trofeun MVP, 52% e trajnerëve votojnë si triumfues grekun Giannis Antetokounmpo, basketbollistin që triumfoi edhe sezonin e kaluar.