MENU
klinika

“Më kanë akuzuar!”

Lajmi për divorcin, flet për herë të parë Rudina Dembacaj

04.10.2019 - 14:37

Rudina Dembacaj ka folur për herë të parë pas lajmeve për divorcin nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj.

Moderatorja dhe aktorja e njohur nuk mohoi por as nuk pohoi gjë, duke thënë se do të flasë në një moment të dytë për këtë pjesë.

Megjithatë ajo e kishte një ankesë ndaj mediave kur tha se dëshiron të dijë se cilat media kanë përdorur fjalën “Rudina akuzohet…” duke aluduar se ka qenë Rudina ajo që ka tradhtuar.

“S’e kush më ka akuzuar, duhet të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe të iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për… ‘ Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë,” thotë ajo dhe tërhiqet. “Kam zgjedhur të mos flas për këtë. Nuk dua të flas për momentin se patjetër që do flas në një moment.

E pyetur nga moderatorja për gjendjen e saj shpirtërore të momentit, Rudina u shpreh se ndihet shumë e lumtur:

“Nga gjendja shpirtërore jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”, e mbyll ajo deklaratën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkak romanca me ish-deputetin ‘problematik’

Rudina Dembacaj i jep fund martesës

"Kur dikush prek fëmijën tënd..."

I rrahën vajzën e vogël, përlotet Rudina Dembacaj