MENU
klinika

Nuk i 'heq dot duart' nga Sara

Ledri Vula më i dashuruar se kurrë!

06.10.2019 - 14:17

Ledri Vula është shumë i dashuruar dhe më në fund kemi mundësinë ta vërtetojmë këtë që thamë!

Ai tregohet shumë i rezervuar me jetën e tij private, por alkooli dhe muzika e mirë e kanë tradhtuar mbrëmë në dasmën e vëllait të Gjikos. Ledri ishte i ftuar bashkë me partneren e tij Sara Hoxha, e cila ishte bërë shumë simpatike.

Të dy postuan mbrëmë foto e video pa njëri-tjetrin në profilet përkatëse në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

@ledrivula @sarahoxha wedding mode #ledrivula #ledrizlla

A post shared by ledrivula_fanpage (@ledrivula_fanpage) on


Por në një video të publikuar nga një faqe fansash e reperit, çifti shfaqej më i dashuruar se kurrë.

Në momentin që të gjithë po kërcenin në pistë bashkë me çiftin e sapomartuar, Ledri shkoi menjëherë të Sara, e kapi atë prej beli dhe të dy nisën të kërcenin.

Bashkë me ta ishin edhe miqtë e çiftit si Lumi B me bashkëshorten.

Nuk e dihet se kush i filmoi të dy, por kjo është hera e parë që Ledri shfaqet kaq romantik!