MENU
klinika

Nga The Independent

Merkel ka të drejtë, BE tani ka një konkurent të ri

16.10.2019 - 18:41

Nëse Britania e Madhe largohet nga BE nga afati i Boris Johnson më 31 Tetor, do të thotë që plotësohen egot e Boris Johnson dhe Dominic Cummings.

Dhe Angela Merkel ka të drejtë.

“Me largimin e Britanisë së Madhe, një konkurent i mundshëm natyrisht që do të dalë për ne”, tha ajo. “Kjo do të thotë, se përveç Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë edhe Britania e Madhe.”

Nëse Mbretëria e Bashkuar vërtet largohet brenda disa javëve ose muajve të ardhshëm, ajo që nuk është e qartë është nëse bisedimet për tregtinë do të vazhdojnë më tej. Ato do të jenë shumë të rëndësishme për prosperitetin kombëtar.

Por e vërteta është se BE me të vërtetë do të ketë një konkurent. BE është e pamëshirshme në mbrojtjen e interesave të saj. Është një bashkim i fuqishëm.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar luan me kërcënime për t’u bërë “Singapori i Evropës”, duke e rregulluar dhe ulur taksat për të joshur biznesin larg Evropës, BE do të ishte “e çmendur” nëse nuk do të merrte në konsideratë ekzistencën e një konkurenti.

Ajo gjithashtu ka të drejtë të krahasojë Mbretërinë e Bashkuar me SHBA dhe Kinën. Mbretëria e Bashkuar është aspak e besueshme dhe e paqëndrueshme. Për muaj të tërë, ajo ka kërcënuar BE-në me marrëveshje Brexit.

Pas disa javësh, Mbretëria e Bashkuar mund të zgjedhë një kryeministër i cili, së fundmi, shkroi kolona gazetash duke argumentuar që Mbretëria e Bashkuar të tërhiqej nga Nato, dhe ka sugjeruar që forcat e armatosura të Britanisë duhet të shpërndahen.

Ashtu siç Trump ka braktisur aleatët kurdë të NATO-s, në një veprim në të cilin Vladimir Putin është përfituesi i vetëm, gjithashtu edhe Mbretëria e Bashkuar është bërë një partner në të cilin BE dhe bota nuk mund të mbështeten.

Miqtë e vjetër, si Zelanda e Re dhe Australia janë shumë, shumë më të interesuar për marrëdhënie tregtare me tregun kolosal të BE-së, sesa me ato relativisht të vogla të Mbretërisë së Bashkuar.

BE ka një konkurent të ri. Dhe nuk është si SHBA apo Kina. Dhe ky konkurent do të luftojë një luftë ku do të humbasë, ose një luftë ku të paktën 48 përqind e vendit, nuk dëshiron të marrë.

Kartat janë në favor të BE-së. Të qneurit konkurenti më i ri i BE-së, sesa partneri i saj ekonomik do të jetë një luftë shumë më e egër se gjithçka që ka ndodhur në tre vitet e fundit torturuese për Britaninë.

Tom Peck ka punuar gjithashtu si korrespodent politik, shkrimtar sportiv dhe korrespodent i Lojërave Olimpike.

The Independent