MENU
klinika

Ylli i futbollit botëror

Messi: Do ta doja shumë një Kupë Bote, por…

26.10.2019 - 14:10

Lionel Messi është padyshim një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit dhe në arkivën e trofeve të shumtë që ka fituar në karrierën e tij, natyrisht i mungon një Kupë Bote. Megjithëse i është afruar disa herë, madje duke shkuar edhe në finale, ai nuk ka arritur të triumfojë.

Në një intervsitë të dhënë për “TycSports”, Mesi ka pranuar se ëndrra e tij është të fitonte një Kupë Bote, por shton se nuk do të donte të ndryshonte gjë në karrierën e tij. Ai shtoi se kështu ka vendosur Zoti dhe nuk do të dilte kundër dëshirës së tij.

Do të doja shumë që të fitoja një Kupë Bote, por nuk dua që të ndryshoj asgjë në karrierën time. Kam arritur të prek shumë gjëra dhe është Zoti ai që m’i ka dhënë.

Nuk do të kisha ëndërruar kurrë të jetoja këto gjëra pasi janë shumë më të mëdha nga sa e kisha imagjinuar”, – u shpreh Messi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-ndihmësit të “Tata”-s

“E gjeta Messin që po qante si një fëmijë”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak