MENU
klinika

La Liga, Java 10

Messi është magjik, Barça në krye me “shuplakë”

29.10.2019 - 23:11

Lionel Messi dhe Barcelona kanë treguar edhe njëherë tjetër magjinë e tyre. Katalanasit fitojnë 5-1 në shtëpi ndaj Valladolidit, ky dy gola i shënoi Messi, që dha edhe sy asist perfekt.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, ku Lenglet realizoi golin e parë në minutën e dytë. Megjithatë, vendasit barazojnë në 15’ me Kiko, pas një pasigurie të portierit ter Stegen

Është Lionel Messi më pas që jep një passim të artë për Vidal, që nuk fal në 29’. Pesë minuta më pas sulmuesi argjentinas shënon një tjetër supergol nga goditja e dënimit.

Për të ardhur në 75’, teksa Messi shënon golin e katërt dhe të dytin personal në këtë sfidë. Por “Pleshti” ka dhe një asist për Suarez, që vulos shifrat në 5-1. Barcelona merr kryesimin e vetme.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri italian zbulon prapaskenën

“Doja të merrja Messin te Juventusi por…”