MENU
klinika

Vizita në Estoni

Meta vlerëson mbështetjen ndaj integrimit

01.10.2019 - 18:24

Presidenti Ilir Meta është shprehur me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka zhvilluar sot një takim me presidentin e parlamentit të Estonisë.

Meta thekson se ka diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit ndër-parlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë.

Po ashtu, Meta vlerëson se ka falenderuar zyrtarin estonez për mbështetjen që i ka bërë proceseve integruese të vendit tonë.

“Pata kënaqësinë të takohem sot me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas, një personalitet i shquar. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ndamë vlerësimin se dy popuj me histori dhe vlera të ngjashme, kanë një bazë solide për të patur marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera”, shkruan Meta.