MENU
klinika

Ç'shkruan Kryetari i Komisionit të Posaçëm?

“Meta shkeli rëndë Kushtetutën”, takimi me ekspertët e Venecias

11.09.2019 - 11:17

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për shkarkimin e Ilir Metës, Ulsi Manja ka zbardhur takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias që u zhvillua paraditen e sotme.

Ai thotë se me ekspertët e komisionit ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor.

“Me delegacionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe objektivitetin e trajtimit të kësaj çështje nga ana e Komisionit Hetimor të ngritur me vendimin nr.84/2109 të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndamë pikpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor duke u nisur nga parimet dhe standartet më të larta profesionale dhe kushtetuese dhe me objektivitet maksimal , me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlametare të parin në llojin vet për Shqipërinë” shkruan Manja.