MENU
klinika

Ku do të transferohet?

Në Angli e bëjnë të kryer: Strakosha largohet në Janar!

09.10.2019 - 21:45

Thomas Strakosha mund të përfundojë tek Tottenhemi në merkaton e janarit.

Sipas medias britanike “football.london”, drejtuesit e “gjelave” janë hedhur në sulm për gardianin shqiptar, pas dëmtimit serioz të portieri Hugo Lloris, i cili theu krahun, teksa do të tentojnë të bindin drejtuesit e Lazios, për transferimin e shqiptarit.

Paraqitjet fantastike të 24-vjeçarit me fanellën e kaltër, kanë bindur londinezët se shqiptari është i duhuri për të zëvendësuar francezin Loris.

“Spurs” shfaqen interes edhe gjatë merkatos të verës, ndërkohë që janari duket i përshtatshëm për transferimin e Strakoshës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gardiani drejt Premier League

Strakosha drejt ‘divorcit’ me Lazion