Me regji nga Korab Lecaj, filmi “Klithma”, u vlerësua me çmimin kryesor “Best short film”. Kjo, gjatë edicionit të 7-të, të “West Nordic International Film Festival”, që mbahet tradicionalisht në Alesund, Norvegji.
“Klithma” u përzgjodh si filmi më i mirë, sipas jurisë ndërkombëtare që përbëhej nga anëtarët: – Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia -Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar në radio nga Norvegjia – Anne Kjersti Bjorn, regjisore norvegjeze.
Për regjisorin Korab Lecaj, ky çmim ka një domethënie të madhe.
“Për vet faktin, se filmi ynë ka qenë në garë me 30 filma nga e githë bota dhe është përzgjedhur si më i miri nga një juri ndërkombëtare, emra të njohur në kinematografisë evropine, kjo e bën edhe me të rëndësishëm çmimin kryesor për filmin “Klithma””.
Lecaj thotë, se mbi të gjitha, rëndësi të madhe ka shfaqja e temës së filmit përpara publikut norvegjez. Filmi trajton dhunën seksuale të meshkujve shqiptarë gjatē luftës së fundit, nga paramilitarët serbë.
“Kam pasur rast të bisedoj me publikun norvegjez, pas shfaqjes se filmit. Ata janë trondit nga tema, nga rrëfimi. Madje, thonin se është hera e parë që dëgjojnë se në Kosovē, përveç grave, serbët kanë dhunuar edhe meshkuj”, – ka deklaruar regjisori Lecaj.
Edhe për aktorin që luan rolin kryesor në film, njëherësh bashkëskenarist i filmit, Hazir Haziri, ky çmim i jep një dimension tjetër sukseseve të këtij prodhimi. “Të fitosh çmimin kryesor në një garë me filma të shpërblyer nëpër festivale të ndryshme, kjo do të thotë, se filmi ynë është në nivelin e filmave që vijnë nga vende me kinematografi të zhvilluar”, – është shprehur, Haziri.
Anëtare e jurisë, regjisorja norvegjeze Anne Kjersti Bjorn, ka deklaruar : “Kam qenë me fat, të jem anëtare e jurisë një festival ku ka fituar një film shumë i rëndësishëm nga Kosova, “Klithma”, që na jep një mesazh tronditës, se në luftra nuk vetëm gra të dhunuara. Përdhunimi është një armë efektive pasi u vjedh viktimave, krenarinë dhe dinjitetin njerëzor”, – ka deklaruar anëtarja e juries, Anne Kjersti Bjorn.
“Klithma” garonte krahas 30 filmave që vinin nga SHBA, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanadaja, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj.
“West Nordic International Film Festival” u mbajt nga 24-26 tetor, në kinemanë “Lovenvold” në Alesund të Norvegjisë.