MENU
klinika

Parashikimi i motit

Nën ‘pushtetin’ e vjeshtës/ Rikthehen reshjet në vend

06.10.2019 - 09:02
Sot priten reshje të dobëta në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, me temperatura maksimale 24 gradë celcius.

Ditët me kohë të mirë e me diell duket se sa vijnë e bëhen më të rralla në stinën e vjeshtës.

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta.

Reshjet do të jenë më të shpeshta gjatë pasdites se sotme.

Sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale, ato do të variojnë: në bregdet: 13 / 22 °C; në vendet e ulëta: 12 / 24 °C ndërsa në vendet malore: 8 / 17 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.