MENU
klinika

Rrëfimi i mbrojtësit kuqezi

Nga Serie C, te Parma në A…ngjitja e një Kastrioti

22.10.2019 - 17:51

Emri i tij e lidh totalisht me Shqipërinë, me ngjyrat kuqezi. Po flasim për mbrojtësin e Parmës dhe Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.

Emri, Kastriot, ka një shpjegim të veçantë e të saktë. “Kujton Gjergj Kastriotin, i njohur si Skënderbeu, një luftëtar që zmbrapsi pushtimin e gjatë të Perandorisë Osmane. Në Shqipëri ai konsiderohet një hero, dhe madje Kisha e ka njohur atë si të tillë”, – thotë Kastriot Dermaku, me pasaportën e dyfishtë italo-shqiptare, por i lindur në Skandiano, në Reggio Emilia.

Ai e bëri debutimin në Serie A me Parmën vetëm disa ditë më parë, në moshën 27 vjeç. I gjatë 1.94 metra, plot muskuj, ai lufton fort në fushë. Është si një shkëmb graniti.

“Unë nuk kam modele, – shpjegon Dermaku, – më pëlqen të shoh shumë lojëra dhe të kuptoj se si luajnë mbrojtësit e një niveli të caktuar. Deri tani jam përpjekur gjithmonë të frymëzohem nga njerëzit pozitivë që kam takuar gjatë udhëtimit tim.

NGJITJA DREJT SERIE A – Nga Castellarano, ku u stërvit në fëmijëri, i shoqëruar nga babai i tij, në Serie A. Ngjitja e “Kas”, siç e quajnë të gjithë, fillon nga larg. Saktësisht… “nga Serie C2, kur luajta te Melfi!

“Është një rrugë, që dua t’ia dedikoj mbi të gjitha vetvetes, sepse kam hasur kaq shumë vështirësi, por kurrë nuk kam hequr dorë. Dhe pastaj familjes time, që më ka mbështetur gjithmonë.

Kam besuar gjithmonë në veten time. E di që nuk kam bërë akoma asgjë, ndaj më duhet të jem i përqendruar, sepse është gjithmonë e vështirë të konfirmohesh në futboll. Kjo është rruga. Falënderoj trajnerin D’Aversa për besimin që më ka dhënë gjithmonë, nga ditët e para të ardhjes këtu; të drejtorit Faggiano, të cilit trajneri i Melfi, Leonardo Bitetto, i kishte raportuar disa vite më parë”.

I pëlqen të lexojë, flet mirë anglisht, italisht dhe shqip. Po ashtu, ka qejf të udhëtojë: “Vëllai im jeton në Londër, babai në Neë York, nëna ime në Kosovë. Jam i kënaqur, që rreth meje ka njerëz që më njohin që kur e nisa nga asgjëja. Unë isha askushi, ndaj preferoj të shihem si një djalë i thjeshtë, jo futbollist i sprovuar. Mësoj nga jeta, nga e përditshmja që më rrethon”.

LIDHJA ME BABAIN – Disa orë pasi debutoi në Serie A, ai u pa në shoqërinë e babait, i cili jeton në Neë York, por le të kujtojmë se ishte në Kosovë kësaj periudhe.

Kjo solli ndryshimin e shpejtë, por pa dhimbje të planeve: “Po, kur kuptova se me siguri do të luaja, i thashë të merrte avionin, sepse e dija që do të mbetej i kënaqur të më shihte në debutim. Do të përjetonte të njëjtën lumturi, sikurse ishte dëshmitar i golit tim të parë në kombëtare”.

kastriot dermaku
kastriot dermaku

Marrëdhënia midis të dyve është vërtet e veçantë, nën shenjën e topit… Dermaku na tregon çdo detaj: “Ai mbërriti nga Kosova në Itali më 1987, në qoftë se e mbaj mend mirë, dhe filloi të luajë këtu. Skuadra e parë e babait ishte Sant’Arcangelo. Ishte një sulmues i dytë, sipas të tjerëve, shumë i fortë. Pastaj, për shkak të burokracisë mbeti gjithmonë pjesë e amatorëve dhe kurrë nuk arriti nivele të larta. Ne kemi një marrëdhënie shumë të fortë.

Ai ishte trajneri im i parë në vitet e fëmijërisë në Castellarano dhe më pas më ndoqi kudo, nga Melfi deri në ekipet e tjera. Atij i pëlqen të vijë e të ndjekë stërvitjen time. Kur sheh diçka të gabuar, ai është i pari që më bën vërejtje.

Megjithatë, gjithçka ndodh në mënyrë konstruktive. Më ndihmon të rritem në gjëra të vogla. Ai e dinte që herët a vonë do të arrija të arrija në këto nivele, në Serie A. Ai më ndoqi së afërmi nga Melfi deri te Cosenza.

Tani jeton në Neë York dhe, kur mundet, vjen 2-3 javë në Itali. Unë mendoj se është krenar për mua, siç janë edhe nëna dhe vëllai im, Robert, të cilët, së bashku me të dashurën më kanë ndjekur që kur luaja te Melfi, në zonat më të largëta të Italisë. Ata kurrë nuk e humbën një lojë timen. E gjitha kjo më dha forcë të jashtëzakonshme për të ecur përpara në periudha të vështira”.

Kastriot dermaku
Kastriot dermaku

PANUCCI DHE SHQIPËRIA – Mbi gjoksin e Dermakut, një luftëtar në kufijtë e heroizmit, shkëlqen stema e kombëtares shqiptare, me të cilën ai tashmë ka luajtur 4 ndeshje, duke shënuar një gol.

Thirrja e parë nuk harrohet kurrë. Dhe ajo erdhi falë një italiani: Christian Panucci. “Ai më thirri kur luaja në Serie B. Një trajner italian, një mbrojtës shumë i fortë. Vlerësimi i tij ishte një nder.

Panucci më hapi një botë të bukur, që është ajo e kombëtares. Ne po krijojmë një grup të mirë dhe shpresojmë të arrijmë synime në të ardhmen, ashtu siç bëri grupi i vjetër i lojtarëve, që u kualifikua në Europianin e vitit 2016.

Tani kemi trajner Edy Reja. Stafi i tij është shumë i përgatitur, po na jep një dorë të madhe. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje të arrijmë gjëra të mira me kombëtaren e Shqipërisë”. (Marrë nga “gianlucadimarzio.com”)

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit shqiptar

Shqipëri-Kosovë-Shqipëri, Dermaku kuqezi