MENU
klinika

As Merkel nuk ia ndryshoi mendjen

Nuk bindet Macron: Procedurat e pranimit në BE do ndryshojnë

16.10.2019 - 22:20

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë dalë këtë mbrëmje në një konferencë për shtyp, lidhur me çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Pas takimit, duket se Merkel nuk ka arritur ta bindë Macron për t’i hapur rrugë integrimit të këtyre dy vendeve. Në fjalën e tij, Presidenti Macron ka ripohuar qëndrimin e deritanishëm të Francës zyrtare, se është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.


Nga ana e saj, Kancelarja Merkel është shprehur: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.Por, teksa ka përshëndetur reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, Macron ka deklaruar se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme.

Përshëndesim vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani në këto dy vende, por pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE”.