MENU
klinika

Nga The Economist

Oferta që BE nuk mund të refuzojë

03.10.2019 - 14:25

Bashkimi Evropian po ankohej vazhdimisht se, edhe kur afati i 31 tetorit për Britaninë po afrohej, qeveria e re e Boris Johnson nuk po arrinte të ofronte propozime të qarta për të ndryshuar marrëveshjen e dështuar të Brezitit të Theresa May.

Por këtë javë, pas një fjalimi të konferencës së partive në Mançester, Johnson më në fund paraqiti planin e tij. Megjithatë, pavarësisht se e etiketuan atë si një “kompromis të drejtë dhe të arsyeshëm”, BE e sheh atë si një shkelje të premtimeve, jo si bazë për një marrëveshje të re.

Siç pritej, propozimi i Johnson do ta mbante Irlandën Veriore nën regjimin rregullator të agroushqimit të BE-së. Ai tani dëshiron ta zgjerojë këtë edhe për të mbuluar mallrat e prodhuara. Por plani do të zbatohej vetëm për katër vjet pasi periudha e tranzicionit përfundon në 2021, kur Asambleja e Irlandës Veriore do të vendosë nëse do të mbetet në përputhje me BE-në ose do të miratojë rregullat britanike. Ndërkohë, e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të linte bashkimin doganor. Kjo nënkupton kontrolle doganore midis Irlandës Veriore dhe Jugut, megjithëse Johnson këmbëngul se këto mund të automatizohen dhe, kur është e nevojshme, të kryhen larg kufirit. Ai gjithashtu dëshiron Irlandën Veriore jashtë regjimit të taksës së vlerës së shtuar të BE-së.

Plani u mirëprit nga Konservatorët që mbështesin Brexitdhe, më e rëndësishmja, nga Partia Demokratike Unioniste e Irlandës Veriore, e cila mbështet Konservatorët në Parlament.

Qeveritë e BE e shohin atë si një hap të madh. Por ata nuk janë të kënaqur për afatin kohor të njëanshëm katër vjeçar të propozuar. Dhe ata nuk besojnë se premtimet për përdorimin e teknologjisë së re, do të ishin të mjaftueshme për të shmangur kontrollet fizike në kufi ose afër kufirit.

Johnson tha që tani ishte radha e BE-së.

Megjithatë, në Bruksel asnjë argument nuk duket bindës. BE e di se Johnson nuk ka shumicë parlamentare.

Janari është Tetori i ri

Johnson thotë se do t’i bindet ligjit, por ai gjithashtu insiston që Britania të largohet nga BE në 31 tetor, çfarëdo që të ndodhë. Këto dy pozicione janë qartë në konflikt.

Çdo zgjatje e afatit të 31 tetorit do të ishte një poshtërim për kryeministrin, kjo është arsyeja pse disa sugjerojnë se ai duhet të japë dorëheqjen. Megjithatë, mund të ketë mënyra për t’i kthyer gjërat në avantazhin e tij. Një ide është një referendum konfirmues për disa versione të një marrëveshje Brexit. Por Johnson nuk është i interesuar për idenë e një votimi të dytë. Ai do të preferonte një zgjedhje të përgjithshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN