Pas martesës me Almeda Abazin, Tolgahan duket se është dashuruar me Shqipërinë.
Vitin e kaluar ai e vizitoi vendin tonë për herë të parë dhe qëndroi për disa ditë.
Tashmë jeta e tij është e lidhur ngushtë me shqiptarët dhe Tolgahan është detyruar të mësojë pak edhe shqip.
Aktori ka mësuar të thotë fjalët më të bukura të gjuhës tonë dhe një prej tyre është “Të dua”.
Së fundmi modelja Almeda Abazi ka publikuar një foto së bashku me djalin e saj, dhe aktori i shkruan: “Të dua shumë”.
Komenti i tij ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit shqiptarë, të cilët e kanë quajtur këtë një gjest të veçantë.
Kjo nuk është hera e parë që Tolgahan flet shqip, pasi herë pas here në Instagram-in e tij ai shkruan fjalë në gjuhën tonë.