MENU
klinika

Nga The Hill

Për të shpëtuar nga Maduro, duhen ‘luftuar’ aleatët e tij

05.10.2019 - 15:28

Javën e kaluar, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Trump u takua me drejtuesit e qeverisë së përkohshme të Venezuelës, së bashku me përfaqësuesit e Grupit Lima, një bllok me 14 vende në Amerikën Latine që merren me krizën në Venezuelë.

Konsensusi ishte i qartë: Venezuela ka nevojë për udhëheqje të re, pa Presidentin Nicolá Maduro.

Në deklaratën e tij, Presidenti i Kilit, Sebastian Piñera theksoi se Maduro nuk punon vetëm. “Ne duhet të kuptojmë … që ka aleatë ndërkombëtarë që ndihmojnë Maduron në Venezuelë dhe ne po flasim për vende si Kuba, Kina, Rusia, Irani dhe Turqia. Unë mendoj se e gjithë bashkësia e Amerikës Latine, dhe mbase e gjithë bota, duhet të jetë shumë e qartë se ajo që ata po bëjnë po prek me të vërtetë interesat e të gjitha vendeve të Amerikës Latine. ”

Presidenti Piñera ka të drejtë. Regjimi Maduro mbështetet nga një rrjet shumëpolar i aktorëve jo-shtetëror, të vendosur për të mbajtur regjimin në fuqi.

Qendra për një shoqëri të sigurt të lirë, një qendër mendimi për sigurinë kombëtare me qendër në Uashington, ka krijuar akronimin “VRIC” për aleancën për zhvillim të sigurisë dhe inteligjencës.

Pavarësisht sanksioneve, presionit ndërkombëtar për ndryshimin e regjimit, dhe më shumë se 4 milion njerëz të larguar nga vendi, Maduro ende mban pushtetin me ndihmën e aleancës VRIC.

Pas 23 shkurtit, kur Maduro bllokoi ndihmën humanitare amerikane të kalonte nëpër kufirin Kolumbian-Venezuelian, ai menjëherë dërgoi Rodriguez në Rusi për bisedime me Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Pas pak, Rusia, Kina dhe Turqia dërguan ndihmë humanitare në Venezuelë.

E njëjta gjë ndodhi në mars. Kur Venezuela përjetoi një seri ndërprerjesh energjie në mbarë vendin, Kina ofroi mbështetjen e saj teknike dhe Rusia dërgoi një kontigjent prej 100 personash “specialistë” ushtarakë.

Pastaj, pas Operaciónit Libertad të dështuar më 30 prill, që synonte largimin e Maduros, Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza njoftoi se Rusia mund të dërgonte më shumë specialistë ushtarakë. Dhe kështu vepruan: në qershor një aeroplan plot me teknikë ushtarakë rusë u ul në Caracas.

Edhe pse më pak e dukshme, edhe Republika Islamike i jep mbështetje Maduro. Gjatë kohërave të tensionuara në Teheran, Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif udhëtoi në Caracas në korrik për të treguar solidaritetin me Maduron. Kjo erdhi disa javë pasi zyrtari i lartë iranian i sigurisë, Ali Shamkhani u takua me homologun e tij Venezuelës, Gjeneralin Angiollilo Fernández, për të diskutuar për bashkëpunimin e sigurisë. Fernández tani është në krye të UNEFA-s, akademisë ushtarake të Venezuelës.

Ndërsa kombet e VRIC mbështesin haptas negociatat e dështuara midis Maduros dhe kundërshtarit të tij, ata gjithashtu ‘ushqejnë’ dështimin.

Thjesht shënjestrimi i Maduros dhe regjimit të tij brenda Venezuelës ka rezultuar i kotë. Të detyrosh Maduron të heqë dorë do të thotë të kundërshtosh aleatët e tij të jashtëm që e mbështesin atë.

“Maduro është një pjesë e problemit dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e zgjidhjes,” insistoi Piñera në takimin në Asamblenë e Përgjithshme.

Maduro është me të vërtetë një pjesë e problemit, por pjesa tjetër është rrjeti i tij ndërkombëtar.

Nëse Presidenti Trump dhe një shumicë e udhëheqësve të Amerikës Latine dëshirojnë t’i japin fund qeverisë së Maduro në Venezuelë, ata duhet të sfidojnë burimin e tij të mbështetjes: një rrjet shtetëror dhe jo-shtetëror të aktorëve të jashtëm në Amerikën Latine.

Joseph M. Humire është drejtor ekzekutiv i Qendrës për një Shoqëri të Sigurt të Lirë (SFS) dhe një anëta në Institutin Gatestone dhe Forumin e Lindjes së Mesme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN