MENU
klinika

Përktheu: Salih Mehmeti

Poemë/ Si filloi jeta e vdekatarëve?

29.10.2019 - 09:07

        Si filloi jeta e vdekatarëve (poemë)

-πρῶτον δ᾽ ἄνειμι καὶ διαπτύξω λόγῳ
ἀρχὴν βροτείου καὶ κατάστασιν βίου.
ἦν γάρ ποτ᾽ αἰὼν κεῖνος, ἦν ὁπηνίκα
θηρσὶ‹ν› διαίτας εἶχον ἐμφερεῖς βροτοί,
ὀρειγενῆ σπήλαια καὶ δυσηλίους
φάραγγας ἐνναίοντες

 

N’fillim do të nis të shpleks me fjalë
si u ftillua jeta e vdekatarëve.
na ishte dikur një kohë kur njerëzit
rrnonin njësoj si shtazët, banonin
në shpella malesh e humbella pa rreze dielli.

 

οὔτε στεγήρης οἶκος οὔτε λαΐνοις
εὐρεῖα πύργοις ὠχυρωμένη πόλις.
οὐ μὴν ἀρότροις ἀγκύλοις ἐτέμνετο
μέλαινα καρποῦ βῶλος ὀμπνίου τροφός

 

Nuk kishte shtëpi me çati e as qytet të gjerë
me pirgje guri si ledhe
plorët e lakuar nuk lëvronin ngastrën e zez’
që ushqen drithin me tepri.

 

οὐδ᾽ ἐργάτης σίδηρος εὐιώτιδος
θάλλοντας οἴνης ὀρχάτους ἐτημέλει,
ἀλλ᾽ ἦν ἀκύμων †κωφεύουσα ῥέουσα γῆ

Nuk ishte as punëtori i hekurt që seliste
vneshtat e lulëzuara bakike radhë-radhë
por ishte djerrë, mbi tokë binte shurdhëria

 

βοραὶ δὲ σαρκοβρῶτες ἀλληλοκτόνους
παρεῖχον αὐτοῖς δαῖτας· ἦν δ᾽ ὁ μὲν νόμος
ταπεινός, ἡ βία δὲ σύνθρονος Διί·
ὁ δ᾽ ἀσθενὴς ἦν τῶν ἀμεινόνων βορά.

 

kërdia me mishtë e shoqishojt
u sillte atyre kremte. Dhe ligji
ishte i vakët, dhuna rrinte në fron si Zisi.
i dobëti ishte pre e mujsharëve.

 

 

ἐπεὶ δ᾽ ὁ τίκτων πάντα καὶ τρέφων χρόνος
τὸν θνητὸν ἠλλοίωσεν ἔμπαλιν βίον,
εἴτ᾽ οὖν μέριμναν τὴν Προμηθέως σπάσας
εἴτ᾽ οὖν ἀνάγκην εἴτε τῇ μακρᾷ τριβῇ
αὐτὴν παρασχὼν τὴν φύσιν διδάσκαλον,

 

tevona kur koha, prodhuese e gjithçkaje, solli
ndryshime në jetën e vdekatarëve,
qoftë prej përdëllimit të Prometeut,
nevojës apo përvojës së gjatë
duke dhënë natyrën si mësuese.

 

τόθ᾽ ηὑρέθη μὲν καρπὸς ἡμέρου τροφῆς
Δήμητρος ἁγνῆς, ηὑρέθη δὲ Βακχίου
γλυκεῖα πηγή,

 

atëherë u zbuluan të korrat e mbëltuara
ushqim i të shejtës Dhémetër, u zbulua gurrë
e ëmbël e Bakut.

 

γαῖα δ᾽ ἡ πρὶν ἄσπορος
ἤδη ζυγουλκοῖς βουσὶν ἠροτρεύετο,
ἄστη δ᾽ ἐπυργώσαντο καὶ περισκεπεῖς
ἔτευξαν οἴκους καὶ τὸν ἠγριωμένον
εἰς ἥμερον δίαιταν ἤγαγον βίον.

 

dhéu deri atëherë i pafarë
tani nisi të lërohej nga kau n’zgjedhë,
qytete me pirgje e shtëpi me pullaze
u ndërtuan dhe nga rrnesa e egër
çanë drejt jetës së përvutë.

 

κἀκ τοῦδε τοὺς θανόντας ὥρισεν νόμος
τύμβοις καλύπτειν κἀπιμοιρᾶσθαι κόνιν
νεκροῖς ἀθάπτοις, μηδ᾽ ἐν ὀφθαλμοῖς ἐᾶν
τῆς πρόσθε θοίνης μνημόνευμα δυσσεβές.

 

tutje e bën ligj që jetëndërruarit t’i fshehin
nën varre e të vdekurve të pakallur
t’iu jepnin një grusht dhé e të hiqnin sysh
kujtimet e prapa të festave të moçme

 

  • Moskion, poet tragjik athinas (shek. 3 p.e.s)

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


87 – vjetori i Dritëro Agollit

“Këtu s’do t’jem, do jem larguar”!

Nga Dorian Koçi

80 vjet pa Migjenin

Agolli, poeti i tokës, njeriut dhe... vdekjes.

“Ç’t’i bësh! S’më rrihet pa shkrepur një varg”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit