Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE.
Ndër të tjera ai ka folur edhe Reformën në Drejtësi që është një kushtet kryesore.
Rama u shpreh se vettingu nuk është pushim nga puna, por një kontroll i pastër i pasurive.
Më pas, Rama foli edhe për një prokuror në Durrës, i cili sipas tij punon për një organizatë.
‘Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushtet. I ka vënë për çfarë? Për politikën e vetë të brendshme, në funksion të saj. Pse në grupin parlamentar të Gjermanisë bëhet një debat sikur ca po i japin Shqipërisë.
Ka vota pro dhe kundër. Nga ana tjetër ka thënë po vetëm për një arsye, sepse kancelarja ka thënë që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani 9 kushte nuk janë 9 po 999, këtë bëni mirë ta mësoni ju që se dini dhe tja thoni të gjithë shquptarëve.
Bëni mirë që tëë dini që këto kushte janë të lidhura me punë. Sa kohë ka që ju them që vittingu nuk është pushim nga puna për pasuri marramendëse. Jo thjesht një kontroll i pastër që do i vij radha të gjithëve. Këto vilat në Monte Carlo me ca i bëre zotërote. Do vish ta thuash aty.
Sot ai që është prokuror në Durrës i bën shantazh punonjësve të shtetit punon për grupet kriminale. Arrestojeni. Po kjo nuk ka 30 vjetësh se nuk më keni pasur mua kryeministër. Do flasim ndryshe pas 30 vjetësh. Nuk e dimë se çfarë do të thotë BE, Franca.
Ju e dini se ju ka thënë madhëria atje në fund. Këto dy kushte janë ato për tu ulur në tryezë dhe për të plotësuar negociatat, ato janë 99, po këto dyja duhen.
Negociatat hapen se duam ti hëqim qafe ata që kemi mbi krye sa më parë, e thoni ju këtë. Ndërkohë deri vjet ishin zgjedhjet po ç’lidhje kanë zgjedhjet me kushtet që duhen plotësuar. Po a është gati Shqipëria për BE, këtë e thotë Komisioni Europian,po ng aana tjetër gjuha shkon nga interesi’, tha Rama.