MENU
klinika

Nga The Wall Street Journal

Putin po shijon një tjetër fitore…

01.10.2019 - 11:50

Thirrja telefonike tani e famshme e Presidentit Trump me udhëheqësin e sapozgjedhur të Ukrainës, ka tronditur amerikanët dhe jo vetëm.

Një person që pa dyshim që sheh vetëm përfitim nga situata, megjithatë, nuk banon në Uashington por në Moskë. Ai është presidenti rus Vladimir Putin.

Putin duhet të jetë duke buzëqeshur për arsye të shumta.

Një regjistrim i thirrjeve i publikuar nga Shtëpia e Bardhë tregon se Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky që të “hetojë” ish-Presidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

Të dyja këto do të shtojnë ndjenjën e ukrainasve se janë të prekshëm nga presioni ushtarak nga Rusia, që është pikërisht ajo që Putin dëshiron që ata të ndiejnë. Rusia jo vetëm që aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, por ka nën kontroll efektiv pjesë të Ukrainës lindore.

Ndërkohë, e gjithë pjesa amerikane e këtij spektakli, dy figurat kryesore politike të kombit që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit në prag të një fushate zgjedhore, është jashtëzakonisht e dobishme për argumentin e Putin që demokracia perëndimore vështirë se ofron një model të pacenuar, qeverisje të menaxhuar mirë.

Dhe kjo, nga ana tjetër, është një argument i dobishëm për Putin në një kohë kur mijëra njerëz janë në rrugët e Moskës duke kërkuar më shumë demokraci duke protestuar kundër ndalimit të kandidatëve që kërkojnë të kandidojnë për Këshillin e Qytetit të Moskës.

Sidoqoftë, përfitimi më i rëndësishëm për Putin është thjesht ky: Qëllimi i tij për vite me radhë ka qenë të shkaktojë përçarje brenda SHBA-së, dhe në këtë mënyrë të dobësojë Amerikën në vend dhe në skenën botërore.

Në atë front, gjërat po shkojnë shumë mirë për të tani.