MENU
klinika

Nga t'ia mbani...

Qenka një burim i shenjtë, ku çiftet e reja marrin bekimin!

25.10.2019 - 18:03

      Shumë i njohur, jo vetëm për vendasit, por edhe ata që vijnë për ta vizituar qytetin. Bysheku shquhet për burimet e ujit dhe shumë pemë shekullore. E gjeni në Elbasan. Bysheku, është parku natyror me pamje të jashtëzakonshme.

Rrapet gjigante mbrohen si monumente të natyrës. Është një vend me një natyrë tejet piktoreske, por i lënë disi në harresë – infrastruktura dhe promovimi, lënë për të dëshiruar.

Bysheku, i vendosur mes bukurive natyrore, deri më tani, të vetmit vizitorë ka banorët e Elbasanit, të cilët, jo rrallë e zgjedhin si vendin e preferuar për të kaluar fundjavat.

Parku i Byshekut, në pamje të parë të sjell ndërmend Drilonin në Pogradec, pasi në mes të parkut, ka një rrjedhë uji që buron prej një shkëmbi të lashtë dhe më pas, derdhen në Shkumbin.

Pemët qindravjeçare janë dekori i veçanë dhe i jashtëzakonshëm i kësaj pike turistike. Veçse është një pikë turistike, Bysheku është një vendbanim i vjetër në Elbasan. Në kohët e lashta, zona ka qenë e njohur me emrin Bozursek.

Sic tregojnë më të moshuarit e zonës, edhe sot, çiftet e reja që vendosin të lidhin kurorë, ndalojnë në Byshek për t’iu nënshtruar një rituali shumë të vjetër pagan, ‘pagëzohen’ me ujin e këtij burimi që cilësohet si i shenjtë.

 

Dita e Verës, është dita që Bysheku është më i frekuentuar se çdo ditë tjetër, sepse është vendi ideal për të bërë një piknik dhe ku të gjithë mund të shijojnë ushqimet tradicionale.

Bysheku, për të gjithë ata që sapo u ngjalli kureshtjen si vend, ndodhet rreth 7 Km nga qendra e qytetit të Elbasanit. Mundet të shkoni, jo vetëm makinën tuaj, por edhe në një grup të zhurmshëm miqsh dhe… me linjën e transportit publik. /Konica.al

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan