MENU
klinika

"Refuzimi i Shqipërisë, gabim historik"

Rama nuk ndalet, kësaj radhe Bashës i përgjigjet me Juncker

22.10.2019 - 09:44

Kryeministri i vendit Edi Rama vijon të vendosë përballë kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës emra dhe figuara të BE, të cilët kanë shprehur mbështetjen e fortë për Shqipërinë për hapjen negociatave.

Kësaj here shefi i qeverisë i përgjigjet kryedemokratit me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili sipas Ramës ky i fundit ka deklaruar se refuzimi i negociatave nga BE-ja për Shqipërinë është një gabim historik.

“Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një “gabim historik”. Nëse duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimet”-tha Juncker.