MENU
klinika

Akuzat për negociatat

Rama ‘vë përballë’ Bashës kryeministrin italian

21.10.2019 - 16:37

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër lider europian për t’iu përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e interpretoi refuzimin për hapjen e negociatave me BE si dështim i qeverisë.

foto galeri

“Mbledhja e mbrëmshme do të mbahet mend si gabim historik. Shqipëria meriton hapjen e negociatave”, citon Rama kryeministrin italian Giuseppe Conte, ndërsa në anën tjetër fjalët e Bashës.

Më herët Rama zgjodhi Presidentin e Komisionit Europian Donald Tusk për t’iu përgjigjur kreut të PD për çështjen e negociatave.