Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i pranishëm në konferencën e përbashkëta të ministrave të Drejtësisë në Ballkan, e cila po mbahet në Tiranë, u ndal tek procesi i reformës në drejtësi dhe sfidat e Shqipërisë.
Ai theksoi se reforma në drejtësi është pjesa e historisë moderne e vendit tonë, përmes së cilës, qytetarët pa dallim do të gjejnë atë që u ka munguar prej vitesh.
Ambasadori bëri thirrje të mos ketë vonesa të pajustifikuara për krijimin e SPAK dhe BKH.
“Gjithçka ka të bëjë më drejtësinë, sepse ajo është themeli i demokracisë funksionale. BE ka qenë krenare dhe është krenare që ka punuar pa fund për të mbështetur ShqipëriNë në reformën në drejtësi. Reformat nuk ndodhin se pse i kërkojmë ne , por reformat kërkohen nga qytetarët. Asnjë ndryshimi themelor nuk ndodh brenda natës, por duhet të filloj diku.
Reformën në dritësi shumë pak vende e kanë bërë dhe gjyqtarët e korruptuar janë jashtë sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi, është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë. Ne presim krijimin e BKH dhe SPAK dhe detyra është që mos të këtë ngadalësim në këtë rrugëtim. Historia e reformës në drejtësia është një histori përkushtimi konsensusi mes palëve politike. Nuk ka demokraci pa drejtësi që mbron të drejtat e qytetarëve”-tha ai.