MENU
klinika

Serie A, Java 9

Roma ia del, Milanit nuk i bën efekt Pioli

27.10.2019 - 21:15

Roma ka marrë një fitore të vyer, ndërsa vazhdon vuajtja dhe duket e pafund për Milanin këtë sezon! Tashmë, në vend të 12-të në renditjen e kampionatit, skuadra kuqezi ka marrë humbjen e pestë në 9 ndeshje kampionati, duke pësuar plot 13 gola.

Edhe pas ardhjes së Stefano Piolit gjërat nuk kanë ndryshuar dhe “Djalli” po vuan pafund. Aq sa edhe kundër Roma-s së përgjysmuar nga dëmtimet dhe mungesat, ka vuajtur dhe ka pësuar dy gola, duke rrezikuar të pësonte më shumë.

Dzeko u dha avantazhin verdhekuqve me kokë, i lënë vetëm në shtyllën e dytë, teksa boshnjaku u shfaq nervoz ndaj Musachios, duke rrezikuar karton të kuq.

Në pjesën e dytë, Theo Hernandez ka shënuar dhe barazuar me një nuhatje bomberi, duke stopuar dhe goditur në zonë. Por, sërish mbrojtja skandaloze kuqezi i ka dhuruar rastin Zaniolos, që nuk ka falur.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN