Giuseppe Conte nuk do të lejonte që dikush të dëmtonte partinë e tij.
Kryeministri italian ishte duke pirë me stafin e tij në apartamentin e tij, kur një ndihmës e mori atë mënjanë për t’i thënë që Matteo Salvini, zëvendëskryeministri populist, kishte bërë publik qëllimin e tij për të rrëzuar qeverinë.
Conte buzëqeshi dhe iu kthye festimeve të ditëlindjes së pesëdhjetë e pestë. Ishte fundi i verës, dhe profesori i drejtësisë u afrua gjithnjë e më shumë me Donald Trump në mënyra që tani po hedhin ‘një hije’ mbi reputacionin e tij.
Italia, ishte një pikë kyçe në përpjekjet e presidentit amerikan për të diskredituar armiqtë e tij në Uashington, dhe Conte dyshohet se ka krijuar rregulla për të favorizuar marrëdhëniet e tij me një aleat të fuqishëm.
Si rezultat, ai po përballet me sulme brenda administratës së tij dhe do të thirret për të shpjeguar para komitetit të inteligjencës në parlament, dhe do të thirren gjithashtu krerët e shërbimeve të inteligjencës.
Salvini tani është në opozitë dhe ndjen shumë mëri. Shefi i Lidhjes Anti-emigracion e shihte veten si shoku më i mirë i Trump në Itali. Ai gjithashtu kaloi kohën e tij në detyrë duke u përpjekur të ndërtonte një raport me liderin e SHBA.
Një javë pas ditëlindjes së Conte, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr bëri një vizitë sekrete në Romë për t’u takuar me kreun e agjencive të inteligjencës italiane, tha një zyrtar i lartë italian. Sipas Corriere della Sera, vizita u autorizua nga vetë kryeministri.
Conte dhe Trump u ‘përplasën’ me njëri-tjetrin në një samit të Grupit të Shtatë liderëve në Biarritz, Francë dhe u takuan joformalisht. Edhe pse kishte qenë Salvini ai që e kishte ‘lavdëruar’ Trump më hapur në Itali, Conte është ai që fitoi një vlerësim nga presidenti.
Fillimi duket i mirë për kryeministrin shumë të respektuar të Republikës Italiane, Giuseppe Conte. Përfaqësoi fuqishëm Italinë në G-7. E do shumë vendin e tij dhe punon mirë me SHBA. Një njeri shumë i talentuar që me shpresë do të mbetet Kryeministër!
Një muaj më vonë, Barr ishte përsëri në Romë, këtë herë me prokurorin John Durham, për një takim të dytë me zyrtarët e inteligjencës.
Conte nuk sheh ndonjë problem në sjelljen e shefave të shërbimit sekret italian, tha zyra e tij më 3 tetor. Zëdhënësi i tij nuk u përgjigj në një kërkesë për sqarime të mëtejshme në lidhje me rendin e ngjarjeve.
Në mes të trazirave, Conte priti Presidentin Francez Emmanuel Macron për darkë në rezidencën e tij zyrtare të Palazzo Chigi.
Duke folur në anglisht, Conte propozoi një dolli për marrëdhëniet ‘e ringjallura’ midis dy vendeve të tyre.
“Për ne,” tha ai, duke ngritur një gotë verë të bardhë italiane.